Aktualitet

Igli Tare sqaron raportin me Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë, ia lashë…

Tare ka deklaruar se i ka ofruar Ballukut dhe fëmijëve të saj mundësinë për ta shfrytëzuar banesën e Dhërmiut gjatë pushimeve.

F.I

Igli Tare sqaron raportin me Ballukun: E kam shoqe fëmijërie,

TIRANË-Ish-futbollisti dhe drejtuesi sportiv Igli Tare është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku që dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv e pastrim parash. 

Tare prej rreth 6 orë qëndroi në SPAK, ku ka dhënë shpjegime rreth verifikimeve të pasurisë që po kryhen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sot SPAK sekuestroi një vilë të Belinda Ballukut me vlerë 145 mijë euro në fshatin turistik të Dhërmiut, në resortin turistik “White Rocks”. Vila dyshohet se ishte fshehur në emër të ish-futbollistit të kombëtares, Igli Tare.

Ky i fundit ka deklaruar para hetuesve të SPAK se një apartament tip dupleks me sipërfaqe 103 metra katrorë është blerë prej tij në Dhërmi në vitin 2018, përmes një kontrate noteriale dhe me transaksione të kryera nëpërmjet sistemit bankar. Voxnews shkruan se ish- futbollisti ka sqaruar se me Belinda Ballukun ka marrëdhënie miqësore që prej fëmijërisë, një fakt që, sipas tij, njihet gjerësisht në Tiranë.

Tare ka deklaruar se edhe familjet e tyre kanë lidhje miqësore dhe frekuentohen prej vitesh.

"Me Belinda Ballukun kam marrëdhënie miqësore që prej fëmijërisë, një fakt që njihet gjerësisht në Tiranë. Familjet tona kanë lidhje të vjetra dhe frekuentohen prej vitesh," ka dëshmuar Tare.

Në këtë kuadër, ai ka shpjeguar se si mik i afërt, thjesht i ka ofruar asaj dhe fëmijëve të saj mundësinë për ta shfrytëzuar banesën e Dhërmiut gjatë pushimeve.

 Sipas SPAK, kjo pasuri lidhet me një procedurë prokurimi të zhvilluar nga Albcontrol, ku dyshohet se janë krijuar avantazhe të padrejta për kompaninë fituese “Eurocol” sh.p.k. Hetimet tregojnë se favorizimi ka vijuar edhe pas shpalljes së fituesit, përmes parapagimeve dhe mënyrës së zbatimit të kontratës. Lidhur me këtë, Tare specifikoi se çështja e Albcontrol-it që po qarkullon daton që nga viti 2014 dhe është plotësisht e parashkruar.

“Me sa jam informuar bëhet fjalë për një procedurë të para 12 vitesh, e cila është e parashkruar dhe pa asnjë lidhje me atë që po hamendësohet,” mësohet të ketë thënë ai.

Poll

MOS HUMB