Aktualitet

I njëjti që i dha telefonin Erion Veliajt në furgonin e burgut, KUSH është efektivi që qëlloi për të trembur Ndocin gjatë arratisjes

Efektivi i ka dhënë telefonin e tij Veliajt në furgonin e burgut, teksa ky i fundit transportohej nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë.

F.I
I njëjti që i dha telefonin Erion Veliajt në furgonin e burgut,
Fatjon Baci dhe Altin Ndoci

DURRËS-Detaje të reja janë zbardhur nga arratisja e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Në shkallët e spitalit është gjetur dhe gëzoja nga e shtëna e armës së policit të Burgjeve, i cili iu vu pas për ta ndaluar. "Në shënjestër' zbulon se efektivi i burgjeve, i cili ka ndjekur Ndocin gjatë momentit të tij të largimit, madje duke qëlluar edhe një herë në ajër, është identifikuar si Fatjon Baci.

Baci është i njëjti efektiv, i cili vitin e kaluar është përfshirë në një tjetër episod të shqyrtuar nga drejtësia, por këtë herë me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Efektivi i ka dhënë telefonin e tij Veliajt në furgonin e burgut, teksa ky i fundit transportohej nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë.

Në lidhje me rastin e kryebashkiakut Baci u akuzua nga SPAK për 'futje të sendeve të palejuara' në qeli Në dëshminë e tij, të siguruar nga ZËRI, Baci asakohe shpjegonte se Veliaj i kishte kërkuar telefonin para mbërritjes në SPAK dhe pas mbarimit të seancës gjyqësore. Në dëshminë e tij, ai shprehej se Veliaj kishte qarë dhe kishte shprehur keqardhjen që djali do të rritej vetëm. 

Sot Baci ndoqi me armë në dorë Ndocin, por ky i fundit ka arritur të largohet me vrap ndërsa dyshohet se një “Audi A7” luksoz e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB