Aktualitet

Atentati në Fier/ Hysen dhe Suzana Mërnica i shpëtuan breshërisë së plumbave, zbardhen akuzat për babë e bir

Nga hetimet e kryera nga organi i akuzës, Ali dhe Afrim Cimili qëlluan me armë zjarri ndaj Hysen e Suzana Mërnicës, teksa nënë e bir po udhëtonin me motor. Si pasojë, Suzana Mërnica pësoi lëndime.

k.m.
Atentati në Fier/ Hysen dhe Suzana Mërnica i shpëtuan
Arrestimi i Ali Cimilit dhe pamjet nga vendi ku ndodhi atentati

FIER- Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzën "vrasje me paramendim, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim", babë e bir, Ali dhe Afrim Cimili. Përveç tentativës për vrasje, babë e bir akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje. edhe pse Prokuroria ka ngritur akuza, aktualisht në burg është vetëm Ali Cimili, ndërsa i biri Afrim Cimili është ende në kërkim.

Nga hetimet e kryera nga organi i akuzës, Ali dhe Afrim Cimili qëlluan me armë zjarri ndaj Hysen e Suzana Mërnicës, teksa nënë e bir po udhëtonin me motor. Si pasojë, Suzana Mërnica pësoi lëndime. Po ashtu, nga hetimet e kryera së fundmi, dy djemtë, Hysen Mernica dhe Afrim Cimili kanë pasur një zënkë në lokalin e fshatit disa muaj më parë. Kështu që i vendosur për "të marrë hak", Afrim Cimili bashkë me të atin, tentuan që të hakmerreshin ndaj të riut. Hysen Mërnica i shpëtoi plumbave, ndërsa e ëma e tij mbeti e lënduar, por pa pasoja për jetën.

Suzana dhe Hysen Mërnica janë familjarët e Azgan Mërnicës, të riut që vrau me plumb në kokë efektivin e forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, ngjarje e ndodhur në maj të një viti më parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB