Aktualitet

Gjyqi për shpifje! Adriatik Lapaj në GJKKO, shtyhet seanca, mungon Shehaj

Seanca e parë është shtyrë si shkak i mungesës së Agron Shehajt, i cili sipas gjykatës nuk ishte njoftuar.

F.I
Gjyqi për shpifje! Adriatik Lapaj në GJKKO, shtyhet seanca, mungon
Adriatik Lapaj

TIRANË-Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është paraqitur sot në ambientet e GJKKO, për gjyqin me Agron Shehajn, të cilin e ka paditur për shpifje. Seanca e parë është shtyrë si shkak i mungesës së Agron Shehajt, i cili sipas gjykatës nuk ishte njoftuar.

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka denoncuar për shpifje në SPAK, kreun e partisë "Mundësia", Agron Shehajn. Në një deklaratë për mediat, Lapaj tha se kjo padi ka ardhur pas deklaratave publike të bëra nga Shehaj, të cilat sipas tij janë të pavërteta dhe denigruese ndaj figurës së tij profesionale dhe publike. 

Agron Shehaj e akuzoi Adriatik Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të  “Çopjave”. Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.

Shehaj vazhdoi sërish me akuzat, duke i shoqëruar edhe me dokumente, ku thoshte se Lapaj ka marrë përsipër regjistrimin e një prone miliona euroshe që kompania e Çopjave kishte blerë në bregdet. Sipas Shehajt, vendimi për pronën është dhënë nga vetë vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Çela, kur ai ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës. Pas padisë, Shehaj reagoi përmes një video në rrjetet sociale, ku tha se luftën Lapaj e ka me drejtësinë, që të shpëtojë nga burgu./ZËRI

Poll

MOS HUMB