Aktualitet

Biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

Shkëlqim Fusha është futur në në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mesditën e sotme, por ende nuk dihet arsyeja se përse është thirrur.

k.m.

Biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

TIRANË- Biznesmeni Shkëlqim Fusha është paraqitur sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Fusha është futur në në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mesditën e sotme, por ende nuk dihet arsyeja se përse është thirrur.

Ai është shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet e thirrjes apo natyra e hetimit për të cilin është thirrur. Shkëlqim Fusha është nën hetim në dosjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt.

Sipas SPAK, Veliaj ka firmosur një leje ndërtimi në fshatin Yrshek të Tiranës, e cila do të realizohej nga kompania ‘Fusha Shpk’ në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha./ZËRI

Poll

MOS HUMB