Aktualitet

Motrat Berisha sërish në Gjykatë! Shtyhet seanca, avokati i ri kërkon kohë për njohjen e dosjes

Motrat Berisha u vetëdorëzuan pas sulmit ndaj Prengës, në tetor të 2024.

F.I
Motrat Berisha sërish në Gjykatë! Shtyhet seanca, avokati i ri
Mariela dhe Antonela Berisha

TIRANË-Seanca gjyqësore ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha është shtyrë për në datën 20 maj, pas ndryshimit të përfaqësimit ligjor nga ana e tyre. Avokati i ri, Luan Hasneziri, ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, çka është bërë shkak për shtyrjen e seancës. 

Motrat Berisha po përballen me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, pas së ndodhur më 6 gusht 2024 në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit, në Tiranë, ku dhunuan Klea Prengën.  Në seancën e kaluar është kërkuar dënimin me 3 vite burg për Mariela Berishën e cila aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për motrën Antonela Berisha, prokurori ka kërkuar 3 vite shërbim prove. 

Motrat Berisha u vetëdorëzuan pas sulmit ndaj Prengës, në tetor të 2024. Ndaj Mariela Berishës, Gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Ndërsa, motra e saj Antonela Berisha u la në masën “detyrim paraqitjeje”.

Por cili ishte shkaku i përplasjes mes tyre?

Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin Mir Pepa. Pasi zbuluan se kishte shkuar të konsumonte darkë në një nga restorantet e kryeqytetit, ato shkruan dhe e dhunuan fizikisht, e më pas u arratisën. Dëmin më të madh ia shkaktuan me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB