Aktualitet

Roven Zeka në burg! Lorenc Shehu merr përkohësisht drejtimin e Policisë Rrugore

Ai më herët ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të policisë se Durrësit, nën drejtorit te policisë se Elbasanit, por dhe funksione të tjera të rëndësishme në strukturat e uniformave blu.

F.I
Roven Zeka në burg! Lorenc Shehu merr përkohësisht drejtimin e
Roven Zeka dhe Lorenc Shehu

TIRANË-Lorenc Shehu është vendosur në krye të Policisë Rrugore, pas arrestimit të drejtorit Roven Zeka. Shehu deri tani ka mbajtur postin e shefit të sektorit të trafik rrugor në DPPSH, ndërsa më parë ka mbajtur edhe postin e shefi i forcave RENEA. Ai më herët ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të policisë se Durrësit, nën drejtorit te policisë se Elbasanit, por dhe funksione të tjera të rëndësishme në strukturat e uniformave blu.

Roven Zeka bashkë me shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku dhe oficerin e policisë gjyqësore Edison Tabaku, sipas SPAK janë përfshirë në korrupsion pasiv.  Ata akuzohen nga SPAK për veprën penale të korrupsionit. Kjo për shkak se akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Erges Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident.

Sipas dosjes hetimore, duke qenë se polici Tabaku e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar para për të mos e arrestuar të shoqen, Anisa Vrionin. Kështu, biznesmeni i ka dhënë 1000 euro Tabakut pranë banesës së tij. Më pas, vetë Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të Policisë Rrugore duke i kërkuar edhe para të tjera me pretendimin: Kam edhe të tjerë mbi kokë! 

Urdhri i ndalimit të drejtorit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, shefi i Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB