Aktualitet

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë! Breshëri plumbash drejt “G Class”-it, të shtënat nisën te rrethrrotullimi i Shkozës deri në Lundër

Autorët e atentatit dyshohet se lëviznin me një automjet fuoristradë, ky dyshohet se brenda kanë qenë tre persona, të cilët pas atentatit janë larguar në drejtim të paditur.

F.I
Atentati me 4 të plagosur në Tiranë! Breshëri plumbash drejt
pamje nga vendngjarja

TIRANË-Mbrëmjen e djeshme (17 prill) Tirana u trondit nga një atentat me armë zjarri, ku katër presona, mes tyre dy të mitur mbetën të plagosur. Ngjarja u shënua rreth orës 21:30 në zonën e Lundrës, në periferi të kryeqytetit.

Autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip 'G Class', ku po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. Ndjekja ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te Tegu dhe më pas 4 të rinjtë për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës.

Pika kulminante ku autorët kanë qëlluar me breshëri drejt 'G Class-it' ka qenë në autostradë pranë AgroPark. Shoferi, Arsen Stafa më pas për shkak të plagëve që ka marrë ka humbur ndjenjat. Në këtë moment kanë qenë persona të rastësishëm që i kanë ndimuar të plagosurit për t’i dërguar në spitalin e Traumës.

Autorët e atentatit dyshohet se lëviznin me një automjet fuoristradë, ky dyshohet se brenda kanë qenë tre persona, të cilët pas atentatit janë larguar në drejtim të paditur. 

Mësohet se të plagosurit, Dior Demiraj, 11 dhe Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç janë nipi dhe djali i drejtorit të kompanisë private të sigurimit "Pelican Security". Ndërsa, Arenc Stafa është shoferi i familjes Demiraj që jeton në zonë rezidenciale Rolling Hills në Lundër. Gjendja e të miturëve vijon të mbetet e rëndë.

Në vendngjarje Policia ka gjetur mbi 30 gëzhoja plumbash. Ndërsa, raportohet se autorët kanë qenë tre, një preje tyre po drejtonte makinën dhe dy ishin qitës.Forca të shumta policie dhe pika kontrolli janë ngritur për kapjen e autorëve, ndërsa blutë do të vëzhgojnë edhe kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB