
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me katër të plagosur të ndodhur mbrëmjen e djeshme (17 prill) në Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip "G-Class".
Grupi hetimor, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, ka zbuluar së autorët kanë qenë dy persona që udhëtonin me një motor tip Dukati. Ata i kanë zënë pritë të rinjve tek rrethrrotullimi i Shkozës dhe më pas i kanë ndjekur duke i qëlluar me breshëri plumbash në ecje. Hetuesit kanë dyshime se më pas autorët më pas i ka pritur një person tjetër me një automjet dhe janë larguar.
Autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip 'G Class', ku po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. Ndjekja ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te Tegu dhe më pas 4 të rinjtë për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës.
Pika kulminante ku autorët kanë qëlluar me breshëri drejt 'G Class-it' ka qenë në autostradë pranë AgroPark. Shoferi, Arsen Stafa më pas për shkak të plagëve që ka marrë ka humbur ndjenjat. Në këtë moment kanë qenë persona të rastësishëm që i kanë ndimuar të plagosurit për t’i dërguar në spitalin e Traumës.