TIRANË- Debati për sistemin e drejtësisë ka sjellë përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Saimir Korreshi dhe ministrit të Drejtësisë Toni Gogu gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore. Gjatë diskutimit për çështjet që lidhen me gjyqtarët, Gogu kritikoi qëndrimin e deputetit demokrat duke i thënë se nuk kishte kuptuar ende efektet e veprimtarisë së një deputeti përmes pyetjeve që ngre në komision.
View this post on Instagram
Ministri e cilësoi ndërhyrjen e Korreshit si një 'barsoletë', ndërsa e këshilloi deputetin të lexojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të propozojë një projekt që, sipas tij, do të mund ta trajtonte më mirë problematikën.
Korreshi iu përgjigj duke e lidhur batutën e ministrit me kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Në vijim të debatit, deputeti demokrat përdori edhe një tjetër thumbim ndaj mazhorancës, duke iu referuar 'shallit' dhe mbledhjeve me 'partizanë'.
Përplasja mes dy politikanëve u zhvillua në Komisionin për Çështjet Ligjore, në një diskutim që kishte në fokus funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe problematikat që lidhen me gjyqësorin.
Pjesë nga debati:
Toni Gogu: Kam përshtypjen që i vetmi njeri që nuk ka kuptuar efektet e veprimtarisë së tij përmes pyetjeve, më duket se jeni ju, sepse midis një deputeteje që ka përgatitur një projekt mirë apo keq, por e ka sjellë në zbatim të vendimit dhe një deputeti që tregon barsoleta për keqfunksionimin e gjykatave është një det i tërë. Do ju thosha: lexoni vendimin e GJK, sillni një projekt dhe mundet që projekti ta adresojë më mirë problematikën.
Ulsi Manja: Ka përgjigje tjetër?
Saimir Korreshi: Ishte në kuadër të barsoletës.
Ulsi Manja: Një përgjigje, edhe pse replikë në komision… Merr fjalën.
Saimir Korreshi: O i nderuar, i fort i nderuar kryetar. Tha barsoletë.
Ulsi Manja: Po barsoleta nuk është e ndaluar në fjalor.
Saimir Korreshi: Po dale tani, duro. T’i tregoj ministrit se unë barsoletën e mora nga Sokol Sadushi. Është një barsoletë që e ka thënë kryetari i GJL drejtuar kryetarit të KLGJ, është barsoletë. Atij kryetari të komitetit të GJL që e mbani me shall sa herë ka mbledhje për partizanë, ju e quani barsoletë. E kuptoni ku jemi, po flasim për vendimet e GJK. Ne të kërkuam mbledhje për të diskutuar brenda rregullave ligjore, nuk e aprovoi ministria juaj, pse? Ore, epo lëre, rrugën e kompetencave, s’ju pjerdh njeri fare./ZËRI