Aktualitet

Atentati në Pogradec/ Arrestohet i plagosuri Brian Syzo, kapet edhe Edison Agolli, vendosi kamerat pranë burgut të Drenovës

Edison Agolli akuzohet se ka qenë i pranishëm dhe ka bashkëpunuar me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në tentativën për të vrarë me armë zjarri Brian Syzon.

F.I
Atentati në Pogradec/ Arrestohet i plagosuri Brian Syzo, kapet edhe Edison
Nikolla Agolli dhe Brian Syzo

POGRADEC-Brian Syzo, 35-vjeçari i cili mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë atentatit të 29 qershorit është arrestuar nga Policia e Korçës. Arrestimi i tij është bërë pasi Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Pogradecit të vitit 2023. Syzo është dënuar përfundimisht me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, dënim të cilin tashmë duhet ta vuajë në qeli.

Në pranga është vendosur edhe 22-vjeçari Edison Agolli, vëlli i Nikolla Agollit i cili ishte shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen. 

Edison Agolli akuzohet se ka qenë i pranishëm dhe ka bashkëpunuar me vëllain e tij dhe dy persona të tjerë në tentativën për të vrarë me armë zjarri Brian Syzon. Mbi 22-vjeçarin rëndon akuza e rëndë “Vrasje me paramendim e kryer për interes, hakmarrje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”. Po ashtu ai dyshohet të ketë vendosur kamera në një nga plepat përgjatë rrugës që të çon në burgun e Drenovës, për të kontrolluar lëvizjet e Brian Syzos.

35-vjeçar Brian Syzo mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri më 29 qershor, ndërsa i riu ndodhej i parkuar me mjetin e tij në lagjen nr. 3 të Pogradecit. Hetimet e Policisë kanë çuar në identifikimin e katër personave të dyshuar si autorë të atentatit. Dy prej tyre janë arrestuar, Nikolla Agolli dhe David Prifti, ndërsa Meardi Berberi vijon të jetë në kërkim. Sapo Syzo ka mbërritur në vendngjarje, pranë tij është afruar një fuoristradë "Jeep" me xhama të zinj dhe targa amerikane, ku udhëtonin autorët. Sipas të njëjtave burime, Nikolla Agolli ka hapur zjarr në drejtim të Syzos sapo ky i fundit ka dalë nga automjeti i tij.

Poll

MOS HUMB