Aktualitet

Drogë, grup kriminal e kanosje! 2 të kërkuarit nga Italia dhe Spanja kapen në Durrës (EMRAT)

Ndërkohë, Sadik Kasa 38 vjeç, u kap në fshatin Sukth i Ri.

F.I
Drogë, grup kriminal e kanosje! 2 të kërkuarit nga Italia dhe
PAMJE NGA OPERACIONI

DURRËS-Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia e Spanja janë arrestuar nga policia e Durrësit. 

Enkelet Avduli, 46 vjeç, u ndalua teksa lëvizte me automjet në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin. Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar atë me 7 vjet, 5 muaj dhe 9 ditë burgim për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.

Ndërkohë, Sadik Kasa 38 vjeç, u kap në fshatin Sukth i Ri. Autoritetet gjyqësore në Madrid i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

2 të ndaluarit, në kërkim nga Italia dhe Spanja, për trafikim/tregtim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale, armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me partnerët ndërkombëtarë në Itali dhe në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për disa vepra penale, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë, finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasit:

-Enkelet Avduli, 46 vjeç, i cili u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Rrogozhinë–Peqin”, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës, Itali, e ka dënuar me 7 vjet, 5 muaj dhe 9 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kanosje;

-S. K., 38 vjeç, i cili u kap në fshatin Sukth i Ri, pasi autoritetet gjyqësore në Madrid i kanë caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale", me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

Poll

MOS HUMB