
PEQIN- Klement Çala është izoluar në '41 BIS'. Çela rezulton i dënuar për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas në 2019. Çala është dënuar nga gjykata e posaçme në korrik 2023 si një nga autorët e grabitjes së Rinasit.
Për ngjarjen e grabitjes spektakolare të 4.6 milionë euro në mes të aeroportit kombëtar të Rinasit, në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme dha vendimin në muajin Tetor 2023 duke dënuar me 122 burgim për 7 të grupit kriminal. Numri dy i bandës, Klement Çala do të qëndrojë pas hekurave për 20 vite, ndërsa për gjashtë të njëjtin e arrestuar për grabitjen: Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.
Kështu, ka shkuar në nëntë numri i të burgosurve në regjimin e ashpër që gjendet në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin./ZËRI