Aktualitet

Hyri për të vjedhur! Hajduti plagos me armë gjahu pronarin e stanit në Lushnjë

Autori është përballur me pronarin e stanit, ku gjatë konfliktit me të, 65-vjeçari e ka qëlluar me armë gjahu.

F.I
Hyri për të vjedhur! Hajduti plagos me armë gjahu pronarin e
PAMJE NGA STANI

LUSHNJË-Një tentativë vjedhjeje, ka përfunduar në plagosje me armë zjarri. Grabitja ka ndodhur gjatë mesnatës në Plug të Lushnjës, ku një 65-vjeçar ka hyrë për të vjedhur bagëtitë në një stan me dele. Autori, Dedë Dedaj është përballur me pronarin e stanit, Flamur Mane ku gjatë konfliktit me të, 65-vjeçari e ka qëlluar me armë gjahu. Dedaj është arrestuar, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç.

I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB