
TIRANË- Efektivët e Policisë së Shtetit u kanë ardhur në ndihmë 2 turistëve gjerman, të cilët humbën rrugën në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”. Nënë e bir, turistë gjerman humbën rrugën gjatë eksplorimit në natyrë. Por pasi disa orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e turistëve, në gjendje të mirë shëndetësore.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”. Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, dy turist gjerman(nënë e bir) kishin humbur rrugën, gjatë eksplorimit në natyrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Njësinë Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, menjeherë kanë organizuar punën për ti ardhur në ndihmë.
Pas disa orësh kërkimesh, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e turistëve, në gjendje të mirë shëndetsore. Turistët gjerman kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të turistëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./ZËRI