Aktualitet

Goditi me shuplakë Gjestin/ Zbardhet dëshmia e Joz Markut në Polici: Provokoi, nuk e durova më!

Jozi ka thënë se aktin e ka kryer nga gjaknxehtësia, duke pretenduar se konkurrenti e kishte provokuar, ndaj edhe nuk kishte mundur që të vetëpërmbahej.

k.m.
Goditi me shuplakë Gjestin/ Zbardhet dëshmia e Joz Markut në
Joz Marku

TIRANË- Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 të Tiranës, pasi goditi me shuplakë Gjestin (Besard Kelmendit). E gjithë ngjarja u transmetua "live" gjatë mbrëmjes së spektaklit të gjysmëfinales së "Big Brother Vip Albania 4".

Në deklaratën e tij para uniformave blu, Jozi ka thënë se aktin e ka kryer nga gjaknxehtësia, duke pretenduar se konkurrenti e kishte provokuar, ndaj edhe nuk kishte mundur që të vetëpërmbahej.

"Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!,"- mësohet se ka deklaruar Jozi.

Pas dëshmisë, Jozefin Marku u la sërish i lirë nga Policia, por ndaj tij ka nisur një procedim penal. 

Sipas Nenit 90 të Kodit Penal, goditja e një personi tjetër, edhe nëse nuk lë pasoja të rënda fizike, konsiderohet akt dhune me dashje, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet. Megjithatë, zyrtarisht, ende nuk dihet vepra penale që është ngritur ndaj Markut./ZËRI 

Poll

MOS HUMB