
TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur kontrolle për të monitoruar dhe matur nivelin e zhurmës, si qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e qetësisë publike. Kjo iniciativë vjen shqetësimeve të qytetarëve për tejkalimin e normave të lejuara të zhurmës, veçanërisht në zonat e banuara dhe gjatë orëve të natës. Plani i masave përfshin përdorimin e pajisjeve të certifikuara për matjen e zhurmës, të cilat përputhen me standardet ligjore dhe teknike të kontrollit të ndotjes akustike.
Masat administrative për ata që shkelin normat e përcaktuara mund të variojnë nga 2 milionë lekë deri në 4 milionë lekë, dhe mund të shkojnë deri në pezullimin e aktivitetit në rast përsëritjeje.
Bëhet me dije, se një lokal që ka shkelur normat ligjore të nivelit të zhurmës është gjobitur me 3 milionë lekë. e Tiranës ka theksuar se kontrollet do të vijojnë të kryhen pa ndërprerje dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të ndotjes akustike përmes numrit të urgjencës 112 ose pranë komisariateve përkatëse.
“Policia e Tiranës nis kontrollet intensive për matjen e nivelit të zhurmave me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e qetësisë publike. Komisariatet në varësi të DVP Tiranës ka nisur zbatimin e një plani të posaçëm për monitorimin dhe matjen e nivelit të zhurmës në lokale apo ambiente që gjenerojnë muzikë të lartë, me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për qytetarët.
Plani i masave është ndërmarrë me iniciativë nga Policia e Tiranës por gjithashtu dhe si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët për tejkalimin e normave të lejuara të zhurmës, veçanërisht në zonat e banuara dhe gjatë orëve të natës. Matjet po kryhen me pajisje të certifikuara, në përputhje me standardet ligjore dhe teknike për kontrollin e ndotjes akustike.
Masat administrative për subjektet e konstatuara në shkelje variojnë nga 2 milion lekë deri në 4 milion lekë, dhe në rast përsëritje deri në pezullimin e aktivitetit. Si rezultat i verifikimeve të deritanishme, është konstatuar një subjekt që operonte në kundërshtim me normat e përcaktuara ligjore për nivelin e zhurmës. Ndaj këtij subjekti është vendosur një masë administrative me gjobë, në vlerë 3 milion lekë, sipas legjislacionit në fuqi. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë garanton vijimin e kontrolleve në mënyrë të pandërprerë dhe u bën thirrje qytetarëve të raportojnë çdo rast të ndotjes akustike përmes numrit pa pagesë 112 apo pranë komisariateve përkatëse.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar në forcimin e partneritetit me komunitetin dhe në ofrimin e shërbimeve që garantojnë rend, siguri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët”, njofton Policia./ZËRI