
KUÇOVË- Prokuroria e Beratit pas një hetimi disa vjeçar ka zbardhur një rast i kultivimit të qindra bimëve narkotike në vitin 2021 dhe ka lëshuar disa urdhër arreste. Deri më tani është arrestuar një person dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të kryera në vijim të këtij operacioni u proceduan penalisht 4 persona të tjerë, pasi në banesat e tyre u gjetën armë gjahu, fishek arme gjahu, armë sportive dhe 16.980 paund.
Ata dyshohet se në vitin 2021, kanë kultivuar në fshatin Mendrak, Kuçovë bimë narkotike kanabis, të cilat janë konstatuar dhe asgjësuar në atë kohë nga Policia./ZËRI