
TIRANË- Këngëtari Jozef Marku, i cili u arrestua pasi sulmoi fizikisht Gjestin brenda shtëpisë së “Big Brother” është lënë i lirë. Policia njofton se ndaj 29-vjeçarit ka nisur hetimi në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality shoë, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K;”, njofton Policia.
Pas eliminimit nga “Shtëpia e Big Brother VIP Albania”, këngëtari Jozef Marku sulmoi fizikisht banorin Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti. Konflikti mes tyre, nisi pasi Gjesti hapi derën e Shtëpisë Big Brother gjatë largimit të Markut. Por, pas këtij veprimi këngëtari është acaruar dhe e ka sulmuar fizikisht Gjestin. Ai u arrestua nga Policia e Tiranës, pas kësaj ngjarje, por është lënë i lirë pas disa orësh./ZËRI