
TIRANË- Këngëtarja Rozana Radi, duket se e ka pikasur incidentin që ndodhi në shtëpinë e “Big brother” gjatë momentit kur Jozi bëhet gati të lërë shtëpinë. Ajo paralajmëron Gjestin të mos e hapë derën, për të shmangur një përplasje mes tyre.
“Mos ja hapë, mos ja hapë”, dëgjohet të thotë këngëtarja, pak para se Jozi ta godasë Gjestin.
Po ashtu, pas incidentit të prapecedentë kanë reaguar personazhe të tjerë të njohur. Këngëtari G-Bani, përmes një video të postuar në rrjetet sociale shfaqet i përlotur dhe i del në mbojtje Gjestit. Ai shprehet se i vjen keq për atë që ka ndodhur dhe se nuk e meritonte dhunën e ushtruar ndaj tij.
“O Gjest, o yll o dritë o njish o bish. Sa do durosh më shumë. Je i paparë. I fole mamit e babit direkt dhe u the jam mirë. Se di Gjest po e pe ndonjëherë këtë video duhet të dish se jam me ty plako për këtë gjë. Okej hape derën nuk ka lidhje, jemi të rritur për ta kuptuar se është lojë nervash. Mënyra sesi mori hov me tërë forcë ishte goditje me të dhemb dhe me të gjujt. Sot e kam bërë syrin operacion, sa herë lotoj më dhemb, edhe për ty lotova.
Të kam shumë xhan dhe atë gjë nuk e meritoje Gjest, gabim kam bërë dhe unë që të kam shtyrë por kjo që ndodhi sot…jo jo kurrë kurrë asnjëherë. Të përqafoj shumë me gjithë respektin dhe familjen tënde keni solidaritetin tim.
Mu dhimbse se nuk e meritoje, ti je tipi që ngacmon, kjo është loja. Më vjen keq për atë që ndodhi, nuk dua asgjë nga karriera jote, ke rrugën tënde unë timen. Të dua shumë uroj të jesh shumë mirë dhe të lumtë”, shprehet G-Bani.
View this post on Instagram
Po ashtu edhe ish- e dashura e Gjestit, ka reaguar përmes një “InstaStory” ku dënon dhunën e ushtruar ndaj Gjestit.
“Dhuna nuk është zgjidhje. Asnjë arsye nuk e justifikon dhunën -as në familje, as në rrugë, as në internet. Respekto. Dëgjo. Fol me mirësi.
#StopDhunes #Respekt”, thuhet në reagim.
Ndër të tjera edhe ish-banori i “BBVK”, Eduard Kuci ka reaguar përmes një “InstaStory” duke ofenduar rëndë Jozin dhe duke e kërcënuar me fjalët “po i vjen koha”.
Më tej ai shton se “Gjestin e kam timin, është nga ana ime dhe do e përkrah deri në fund”. Në fjalët përmbyllëse të videos, ai shprehet se Jozi ka bërë shumë gabim me atë veprim.
Ndërsa, avokati nga Kosova, Arianit Koci përmes një postimi në “Facebook” është shprehur se Jozi nuk është Shqipëria, duke iu referuar indinjatës së gjerë publike. Ai iu kërkon qytetarëve të mos e lejojnë këtë incident të shkaktojë përçarje.
“Jozi nuk është Shqipëria. Eshtë thjesht një njeri i dhunshëm, që s'di me u sill as si burrë, as si njeri. Me i ra dikujt me shuplakë, para kamerave, tinëzisht e në befasi- nuk është trimëri. Nuk është as në traditën tonë. Se te na, burrëria nuk matet me grushta, por me mençuri, durim e nder. Unë jam kosovar krenar. Kam lind e jam rrit me dashni për Shqipërinë dhe ajo dashni nuk më ka lëshu kurrë. Por nuk na lidh as televizioni, as dhuna. Na lidh historia, gjaku dhe sakrifica. Prandaj, mos e ngatërroni një komb të tërë me një rrugaq që s'ka vend askundas në ekran, as në mesin tone”, ka shkruar Koci.
Pas eliminimit nga “Shtëpia e Big Brother VIP Albania”, këngëtari Jozef Marku sulmoi fizikisht banorin Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti. Konflikti mes tyre, nisi pasi Gjesti hapi derën e Shtëpisë Big Brother gjatë largimit të Markut. Por, pas këtij veprimi këngëtari është acaruar dhe e ka sulmuar fizikisht Gjestin. Ai u arrestua nga Policia e Tiranës, pas kësaj ngjarje, por është lënë i lirë pas disa orësh./ZËRI