
TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në “Big Brother VIP” mes Jozef Markut dhe Gjestit. Ish-banori ka goditur Gjestin, pas eleminimit të tij nga shtëpia dhe më pas e ka ofenduar atë.
View this post on Instagram
Dhuna e ndodhur në “BBVA” ka përhapur panik në shtëpi, me banorët që kërkuan ndërhyrjen emergjente të produksionit.
View this post on Instagram
Menjëherë pas kësaj, ai është arrestuar nga Policia, të cilët e kanë shoqëruar atë me pranga në duar në komisariat.
View this post on Instagram
Bëhet me dije se Gjesti, pasi mori ndihmën mjekësore, u kthye në gjendje të stabilizuar në shtëpinë e Big Brother. Nga shtëpia, Gjesti lajmëroi familjen e tij se është mirë dhe të mos shqetësohen, ndërsa u shpreh se loja është lojë.
“Desha që babait e nënës ti them mos u shqetësoni, E pata ndihmën mjekësore. Loja është lojë, nuk jemi këtu për tu rrahur. Të isha jashtë nuk e kisha falur, por jemi këtu. Erdha këtu dua ta mbyll siç kam ardhur. Kam ardhur për të bërë lojë”, tha Gjesti.
"Po ashtu për këtë ngjarje, ka reaguar zyrtarisht edhe “Top Channel”, ku përmes një deklarate shprehet se dënon dhunën, dhe se ky incident është në kundërshtim të plotë me frymën e programit dhe me parimet themelore mbi të cilat funksionon platforma televizive.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së sotme në formatin Big Brother Albania, ndodhi një akt i papranueshëm dhune, ku një prej konkurrentëve të eliminuar sulmoi fizikisht një tjetër pjesëmarrës në momentin e daljes nga shtëpia. Ky veprim u transmetua në kohë reale dhe u ndoq nga një publik i gjerë kombëtar.
Top Channel dënon me vendosmëri çdo formë dhune dhe rithekson angazhimin e tij ndaj standardeve më të larta të etikës profesionale, përgjegjësisë publike dhe komunikimit të sigurt. Big Brother Albania është një format argëtues që promovon lojën, spontanitetin dhe emocionin – por kurrë dhunën. Ky incident është në kundërshtim të plotë me frymën e programit dhe me parimet themelore mbi të cilat funksionon platforma jonë televizive.
Produksioni nuk ka pasur asnjë informacion, sinjal apo indicie që do të mund të çonte në parashikimin e një sjelljeje të tillë. Ngjarja ndodhi në mënyrë të papritur, pa asnjë provokim të lidhur me formatin, dhe është thellësisht e dënueshme. Edhe pse formatet televizive të tipit reality mund të përmbajnë të papritura dhe tensione, kufijtë janë të qartë dhe të panegociueshëm – dhe dhuna nuk tolerohet në asnjë rrethanë", thuhet në deklaratë.
Pas incidentit, prezantuesi i spektaklit, Ledion Liço, reagoi drejtpërdrejt me një deklaratë përpara publikut:
"Një akt i dhunshëm, i papranueshëm dhe thellësisht shqetësues ndodhi në një moment që duhet të ishte fundi i një përvoje, jo fillimi i një reagimi të tillë. Kjo sjellje nuk përfaqëson vlerat e Top Channel dhe as ato të Big Brother Albania. Ky incident nuk ishte i organizuar, i nxitur apo i parashikueshëm nga produksioni. Realiteti i një formati live mbart të papritura, por kjo nuk e justifikon kurrë dhunën.”
"Menjëherë pas ngjarjes, personi përgjegjës është përjashtuar përfundimisht nga çdo përfshirje e mëtejshme në program dhe është shoqëruar nga autoritetet përkatëse në komisariat, ku janë duke u ndjekur procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Protokollet e sigurisë dhe të transmetimit janë në proces rishikimi të plotë, dhe çdo masë e nevojshme do të ndërmerret për të garantuar që situata të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.
Top Channel njofton se do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përgjegjëse dhe do të mbajë publikun të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm. Integriteti i përmbajtjes, siguria e pjesëmarrësve dhe respekti për audiencën mbeten parime themelore të punës së këtij institucioni mediatik", deklaron Top Channel./ZËRI