Aktualitet

Humb jetën një 50-vjeçar në aksin Lezhë-Milot, u përplas nga një makinë (EMRI)

Pas përplasjes me këmbësorin, automjeti ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me ambientet e një marketi pranë rrugës, duke shkaktuar dëme materiale.

l.k
Humb jetën një 50-vjeçar në aksin Lezhë-Milot, u
foto nga vendi i ngjarjes

MILOT- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00, në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit, ku si pasojë ka humbur jetën një 50-vjeçar. Sipas njoftimit të Policisë, viktima është shtetasi Gëzim Tuçi, i cili u përplas nga një automjet që drejtohej nga shtetasi Artur Prendi, 42 vjeç. Pas përplasjes me këmbësorin, automjeti ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me ambientet e një marketi pranë rrugës, duke shkaktuar dëme materiale.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 23:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. P., rreth 42 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. T., rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. P., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB