foto nga vendi i ngjarjes
DURRËS- Një apartament në katin e 14-të të pallatit shumëkatësh “Kamelia”, në Durrës, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt në kabinën elektrike, i cili ka shkaktuar shkëndijë elektrike. Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të vënë flakët nën kontroll dhe të shuajnë zjarrin.
View this post on Instagram
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet e rënies së zjarrit./ZËRI
Poll