Aktualitet

Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se u helmua me pesticide

I riu është identifikuar me inicialet S. B., nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

M.K.
Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet
foto ilustruese

TIRANË- Një 27-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

I riu është  identifikuar me inicialet S. B., nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Sipas Policisë së Shtetit, nga hetimet paraprake ka rezultuar se 27-vjeçari ndodhej në kushte depresioni dhe dyshohet se kishte konsumuar lëndë fosfororganike, insekticide dhe pesticide. Substancat i kanë shkaktuar gjendje të rëndë shëndetësore, e cila më pas ka çuar në humbjen e jetës.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa po vijojnë verifikimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur me të riun para se të dërgohej në spital./ZËRI

Poll

MOS HUMB