Aktualitet

Flakët i afrohen banesave në Durrës, dyshohet se zjarri nisi nga djegia e mbeturinave (VIDEO)

Dyshimet paraprake janë se flakët kanë nisur pas djegies së mbeturinave nga një banor i zonës.

M.K.

 

Flakët i afrohen banesave në Durrës, dyshohet se zjarri nisi nga
foto nga zjarri

DURRËS- Një situatë alarmante është krijuar pasditen e kësaj të shtune në lagjen 13 të Durrësit, ku një zjarr i rënë në një sipërfaqe me bimësi është përhapur pranë zonave të banuara.

Dyshimet paraprake janë se flakët kanë nisur pas djegies së mbeturinave nga një banor i zonës. Zjarri është shoqëruar me tym të dendur dhe për shkak të erës dhe afërsisë me banesat ka krijuar shqetësim te banorët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Për përballimin e situatës, në vendngjarje janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse dhe tetë efektivë ndërsa për furnizimin me ujë është dërguar edhe një autobot. Në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve kanë ndërhyrë edhe banorë të zonës.

Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës flakët janë izoluar dhe situata në afërsi të banesave është vënë nën kontroll. Aktualisht sipas informacioneve paraprake nuk raportohet rrezik për banesat./ZËRI

Poll

MOS HUMB