Aktualitet

Protestë sërish në Vlorë, qytetarët kundër Muzeut Hebraik

Me flamuj kuqezi, pankarta dhe simbole të UÇK-së protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjes në këtë pjesë të qytetit.

M.K.
Protestë sërish në Vlorë, qytetarët kundër Muzeut
foto nga protesta ne vlore

VLORË- Debati për Muzeun Hebraik ka rikthyer qytetarët në rrugët e Vlorës. Këtë të shtunë një grup protestuesish janë mbledhur pranë kantierit ku po zhvillohen punimet duke kundërshtuar projektin dhe veçanërisht vendin ku është parashikuar ndërtimi i tij.

Me flamuj kuqezi, pankarta dhe simbole të UÇK-së protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjes në këtë pjesë të qytetit. Qëndrimet mes tyre nuk janë të njëjta disa kundërshtojnë vetë ndërtimin e muzeut, ndërsa të tjerë kërkojnë që projekti të zhvendoset në një tjetër hapësirë.

Në fokus është zona e qendrës historike, pranë Muzeut Etnografik, i njohur edhe si 'Klubi Labëria'. Protestuesit argumentojnë se ndërtimi në këtë hapësirë mund të ndikojë te trashëgimia historike e qytetit dhe propozojnë që muzeu të realizohet në një tjetër zonë.

Mes alternativave të përmendura prej tyre janë hapësira që lidhen me historinë e komunitetit hebre në Vlorë. Sipas protestuesve një zgjedhje e tillë do të mundësonte ngritjen e muzeut pa prekur zonën historike dhe objektet ekzistuese.

Në anën tjetër historiani Skënder Spahiu ka dhënë një tjetër argument për raportin mes dy objekteve. Sipas tij, ndërtimi i Muzeut Hebraik nuk cenon godinën e Muzeut Etnografik, pasi bëhet fjalë për dy godina të ndara nga njëra-tjetra./ZËRI

Poll

MOS HUMB