Aktualitet

Dy turiste suedeze pretendojnë se u p*rdhunuan nga 5 të rinj, denoncimi vjen 3 ditë pas ngjarjes

Dy shtetaset të cilat kishin mbërritur në Shqipëri më 4 shtator kanë rrëfyer në polici dy episode që sipas tyre kanë ndodhur në banesën që kishin marrë me qira në Tiranë.

M.K.
Dy turiste suedeze pretendojnë se u p*rdhunuan nga 5 të rinj,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një denoncim i dy turisteve suedeze me inicialet S.M dhe M.J ka vënë në lëvizje Policinë e Tiranës pas pretendimeve se ato janë abuzuar seksualisht nga pesë të rinj gjatë qëndrimit të tyre në kryeqytet.

Dy shtetaset të cilat kishin mbërritur në Shqipëri më 4 shtator kanë rrëfyer në polici dy episode që sipas tyre kanë ndodhur në banesën që kishin marrë me qira në Tiranë.

Sipas dëshmisë së tyre, gjithçka nisi pas një njohjeje rastësore me dy të rinj, të cilët më pas i kanë ftuar në banesë së bashku me një shok. Turistet kanë pretenduar se gjatë qëndrimit me ta situata ka ndryshuar dhe njëra prej tyre ka deklaruar se për shkak të konsumimit të alkoolit nuk kujton të gjitha momentet e asaj nate.

Në një moment sipas kallëzimit, ajo ka parë shoqen e saj në dhomën e gjumit me një prej të rinjve duke ngritur dyshimet për abuzim seksual.

Por pretendimet e dy turisteve nuk ndalen këtu. Sipas dëshmisë së tyre pas largimit të tre personave ato kanë dalë sërish në Tiranë ku kanë njohur dy të rinj të tjerë dhe i kanë ftuar në banesë. Edhe ndaj tyre është bërë i njëjti pretendim.

Denoncimi është depozituar tre ditë pas ngjarjeve në Policinë e Durrësit, ku turistet kishin shkuar më pas. Materialet i janë përcjellë Policisë së Tiranës pasi ngjarjet e pretenduara kanë ndodhur në kryeqytet.

Tashmë hetuesit po punojnë për identifikimin e pesë personave të përmendur në kallëzim ndërsa po verifikohen rrethanat dhe provat që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB