
GRAMSH- Janë zbardhur detaje të tjera në lidhje me helmimin e fëmijëve në një kopësht public në Gramsh. Mësohet se pas kontrollit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar se në këtë kopësht nuk kishte as frigoriferë funksionalë për ruajtjen e produkteve të ndjeshme si mishi dhe qumështi.
Deri më tani, nuk është bërë publik asnjë informacion zyrtar për masat e marra ndaj stafit të kuzhinës apo ndaj subjektit privat që furnizon ushqimin. asnjë nga institucionet përkatëse, drejtoria e kopshtit, autoritetet shëndetësore apo vendore nuk kanë dhënë një informacion në lidhje me ngjarjen në fjalë. Raportimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 70 fëmijë të helmuar dhe në bazë të analizave, ua ka shkaktuar bakteri i salmonelës.
Gjithashtu bëhet me dije se janë marrë mostra nga ushqimi i shërbyer në kopsht, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës.