
GRAMSH- Disa prej fëmijëve të helmuar në Gramsh kanë qëndruar për ditë me radhë të shtruar në spital. Fëmijët kanë pasur simptoma si ethe, diarre të forta dhe të vjella. Ata janë paraqitur që të martën në darkë në spital dhe kanë dalë këtë të shtunë që aty.
Deri më tani asnjë nga institucionet përkatëse, drejtoria e kopshtit, autoritetet shëndetësore apo vendore nuk kanë dhënë një informacion në lidhje me ngjarjen në fjalë. Raportimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 70 fëmijë të helmuar dhe në bazë të analizave, ua ka shkaktuar bakteri i salmonelës.
Gjithashtu bëhet me dije se janë marrë mostra nga ushqimi i shërbyer në kopsht, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës.