Aktualitet

"He mo tiger se të thashë...naj ndeshje te sigurt"/ Provonin 'fatin' në baste sportive, zbardhen bisedat mes policëve (MESAZHET)

ZËRI ka siguruar pjesë të dosjes hetimore të prokurorise se Elbasanit për punonjësit e policisë, për të cilët, hetimet kanë zbuluar komunikimenë aplikacionin “WhatsApp”, që dokumentojnë aktivitetin kriminal dhe nxjerrin hapur efektivët. 

zh.ll

"He mo tiger se të thashë...naj ndeshje te sigurt"/ Provonin

ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ekzekutoi sot masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë, të cilët akuzohen se kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara dhe basteve sportive. ZËRI ka siguruar pjesë të dosjes hetimore të Prokurorisë së Elbasanit për punonjësit e policisë, për të cilët, hetimet kanë zbuluar komunikime në aplikacionin “WhatsApp”, që dokumentojnë aktivitetin kriminal dhe nxjerrin hapur efektivët. 

Bisedat e mëposhtme, në periudha të ndryshme kohore tregojnë qartë implikimin e efektivëve dhe rolin e tyre në organizimin e lojërave të fatit, me qëllim përfitimin e shumave që në raste llogaritet me përqindje ndarje fitimi mes tyre. 

Nga këto komunikime rezulton se në data të ndryshme, për një periudhë nga maj 2022 - shkurt 2023, nënkomisari Redon Tafilaku i ka kërkuar shtetasit Edison Pemaj qe ky i fundit t'i hedhi skedina, ata flasin rreth profileve të ndryshme nga të cilat mund të hyjnë për të luajtur skedina, si dhe flasin rreth ndarjes së përqindeve në rastin a basteve fituese.

Bisedat nxjerrin zbuluar komisarin Denis Sinani, i cilii ka kërkuar shtetasit Edison Pemaj qe ky i fundit t'i hedhi skedina: "HajtPatti i 200 thuj atij... futi dhe 300 thuj to intern dhe to shtunen ka leket ne dorm kur e vi/ ne TircmC". 

Në një bisedë tjetër, shfaqet Enea Kapllani me detyrë inspektor, i cili nëprmjet një llogarie fallco futet për të vendosur skedina. Po ashtu, në tjetër bisedë del emri i inspektorit Gëzim Beqiraj, i cili i kërkon Kapllanit që t'i hapë një adresë "ma hap nje adrese... emi kalo 100....se me ate shokun tend nuk merresh vesh".

Mesazhet:

A) Degjo te faqja qe je menager
Pervec pjeses qe esht 50me 50 ka edhe % per lijen dhe 20 % per fitimet

B) Mu do me japesh 405 tja coj atij 200 time mbaje se esht e jotja se tpata marr 200 per kushon
Jane 932 gjithsej
466 i do ai djali
Ok
Un e ti kemi nga 233
He mo vlla a fole per lekt
Po fola pra do I sjelli neser Po mire SE Po ashtu ti Jap une mo’s e vrit mendjen
Esht blloku linku i faqes
Po te hap nje tjeter

C) He mo tiger se te thash me vilu dy skedina po i vuna tjeter kund se me vonove
Iken 200 mij lek
naj ndeshje te sigurt

D) Argjentina 2/3plus
Mexica 2/plus
70 mij lek
mos na ven skedina fituse
o boss
ta marrim te qet at %
Un kam lujt nja dy neshje sot mbrapsh kam kap 4 skedina
Jam 3.7 plus
Nuk du me i prek ma
Jo mos maj shpresa te shefi tpakten deri nga mesi mujit
Ore po hapja user altinit mor vlla e i ban llogarite nfund muji
jam te i marr borxh 1 milion
ti je pronari nr1
ej neser duhet me dorzu leket e llotos
zemra
kshuqe po erdhe te pijm kafe
Thuj te rrije ai ja japim i 5 mij leksh ma shum a 10 ja jap un
thash se neser duhet me shku me ba dorzimet e lekve
ok se i them un per kte nuk a problem
por per leket e llotos
A i ka cu?
po
ke edhe ti 1 mili e 50
1 miljon o jet
50tshja esht e ktij muji
50 jan te mujit
qe kena hy
e i kam leket po i kam than atij shokut qe ia kam marr kur i qova 2.2 milion
pasneser duhet me qu leket e llotos

Tre prej tyre janë lënë në masën arrest shtëpie: nënkomisari Redon Tafilaku, inspektor Enea Kapllani dhe qytari Ilir Tafa. 

Ndërsa për tre të tjerët është vendosur masa ndalim për të dalë jashtë vendit: komisar Denis Sinani, nënkomisar Aldi Molla, inspektor Gëzim Beqiraj dhe efektivin e forcave RENEA.

Gjithashtu u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal./ZËRI

Poll

MOS HUMB