Aktualitet

'Grushta' në fushatë! Pas deputetit Xhelal Mziu dhe nipit të tij, referohet në SPAK edhe zyrtari i Bashkisë

Mziu pretendon se gjatë takimit elektoral, përgjegjësi i ndihmës ekonomike ka indimiduar demokratët

F.I
'Grushta' në fushatë! Pas deputetit Xhelal Mziu dhe nipit
Xhelal Mziu dhe Kalosh Murra

TIRANË- Një ditë pasi deputeti Xhelal Mziu u denoncua për dhunë nga një zyrtar lokal në Bulqizë, Policia ka çuar në SPAK dhe vetë zyrtarin, pasi Mziu pretendon se Kalosh Murra ka intimiduar pjesëmarrësit në takimin elektoral të Partisë Demokratike. Xhelal Mziu pretendon se gjatë takimit elektoral, përgjegjësi i ndihmës ekonomike ka indimiduar demokratët, ndaj policia e referoi për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore".

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale "Pengimi i subjekteve zgjedhore", për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte pjesëmarrësit në takim.

Kallëzimi vjen, pas atij të Kalosh Murrës, i cili e paditi Xhelal Mziun dhe nipin e tij, Elvis Mziu për dhunë fizike, një ditë më parë. Policia e Dibrës e referoi në SPAK, deputetin dhe nipin e tij, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “kanosje apo dhunim i pjesëmarrjeve në zgjedhje”.

Sipas autoriteteve, deputeti Xhelal Mziu dhe nipi i tij dyshohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra pas një takimi elektoral të zhvilluar në Ostren të Buqizës. Por Mziu ka pretendime të tjera. Deputeti shprehet se ngjarja nuk është siç Policia e bën me dije, por sipas versionit të tij, përfaqësues të Partisë Socialiste kanë intimiduar mbështetësit e PD në takim. Mziu pretendon se Jeton Dani, babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB