Aktualitet

Drejt Tiranës për ndeshjen! Autobusi i ekipit të Skënderbeut në volejboll për femra përfundon në kanal

Tre nga volejbollistet kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të Përrenjasit me dëmtime.

F.I
Drejt Tiranës për ndeshjen! Autobusi i ekipit të Skënderbeut
Pamje nga aksidenti

QAFË-THANË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë ku është përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të volejbollit të Skënderbeut të Korçës. Tre nga volejbollistet kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të Përrenjasit me dëmtime.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka dalë nga rruga, ndërsa dy autovetura janë përplasur mes tyre dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha. Shkak i aksidentit dyshohet se është parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë. Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale.

Poll

MOS HUMB