Aktualitet

Krimet zgjedhore! Agjentë e BKH dhe SPAK "zbarkojnë" në Elbasan

Prania e tyre në qytet, vjen si shkak i zgjedhjeve parlamentare që do mbahen në 11 Maj.

F.I
Krimet zgjedhore! Agjentë e BKH dhe SPAK "zbarkojnë" në
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN-Dhjetëra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), prokurorë specialë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit. Prania e tyre në qytet, vjen si shkak i zgjedhjeve parlamentare që do mbahen në 11 Maj.

BKH dhe SPAK janë duke monitoruar gjithçka në këtë proces zgjedhor në Qarkun e Elbasanit duke filluar nga përdorimi i burimeve publike, abuzimi me administratën, qarkullimi i parave të pista, ndikimi i krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash. 

Burime zyrtare bëjnë me dije se angazhimi i organeve ligjzbatuese ka për qëllim garantimin e pastërtinë e procesit zgjedhor të 11 Majit. Qarku i Elbasanit sipas burimeve zyrtare  është nga më të “blinduarit ” ndër 12 qarqet e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor .

Grupi i monitorimit i kryesuar nga prokurori Olsi Dado janë duke ndjekur në terren në kohë reale të gjitha zhvillimet që lidhen me procesin elektoral dhe hetuesit janë duke punuat me pajisje  me teknologji të avancuar që dokumentojnë çdo shkelje në këtë proces zgjedhor./ZËRI

Poll

MOS HUMB