Aktualitet

Grabiti 4.6 mln euro në Rinas, SPAK dështon t'i japë pretencën Talo Çelës

SPAK njoftoi se dhënia e pretencës do të shtyhet për një ditë tjetër, për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues për arsye shëndetësore

M.M
Grabiti 4.6 mln euro në Rinas, SPAK dështon t'i japë
Talo Cela

TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dështuar në leximin e pretencës ndaj Talo Çelës, i cili akuzohet për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Seroportin e Rinasit. Edhe pse ishte caktuar dita e sotme për leximin e konkluzioneve përfundimtare në procesin ndaj Talo Çelës, SPAK njoftoi se do të shtyhen për një ditë tjetër për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues për arsye shëndetësore.

Talo Çela u shpall në kërkim pas grabitjes së 9 Prillit 2019, ku një grup i armatosur i drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala, u përballën me ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Paratë e Rinasit ende nuk janë zbuluar se ku fshihen edhe pse nga dosja e SPAK janë zbuluar detaje të reja./ ZËRI

Poll

MOS HUMB