
DURRËS- Detaje te reja janë bërë me dije nga arrestimi i pesë punonjësve të Bashkisë Rrogozhinë. Ditën e sotme janë zbuluar identitetet e zyrtarëve të arrestuar për abuzimin me fondet e tërmetit. Bëhet fjalë për Mario Meka (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xhemile Uku (aktualisht masa e policisë së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), Besim Ballabani (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), Elton Levonja ( ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), Edlira Ramaj (aktualisht specialiste në shërbimet e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë) të cilët u lanë nën masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ata dyshohen se në 78 raste kanë dhënë dëmshpërblim për tërmetin për objekte që nuk kanë qenë për strehim. Edhe pse duhet të shënonin për të dëmshpërblyer vetëm banesat, 5 të arrestuarit kanë futur në listë edhe kasolle. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Durrësit, pesë punonjësit e kësaj bashkie akuzohen për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, “falsifikimi” dhe “mashtrimi”.
“Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim, por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Përveç punonjësve të Bashkisë, Prokuroria ka vënë nën hetim edhe 78 personat të cilët kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Këta të fundit akuzohen për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka pranuar kërkesën e organit të akuzës për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj pesë nëpunësve të hetuar. / ZËRI