Aktualitet

Goditja e topit i mori jetën 42-vjeçarit në Vlorë, flet mjeku i urgjencës: Erdhi pa shenja jete në spital

Momentin e mbërritjes në spital e ka shpjeguar mjeku i urgjencës në Vlorë Detjon Pashaj, i cili ishte mjek roje.

l.k
Goditja e topit i mori jetën 42-vjeçarit në Vlorë, flet
Mjeku Detjon Pashaj

TIRANË- Është përcjellë sot në banesën e fundit 42-vjeçari, Besfort Runaj, i cili humbi jetën dje pas një goditje me top në pjesën e krahut, teksa po luante futboll në një kalçeto në Vlorë. Dyshohet se ai ka pësuar një arrest kardiak, të cilit nuk mundi t’i shpëtonte.

Menjëherë pas ngjarjes, Runaj u transportua drejt spitalit, por arriti pa shenja jete. Momentin e mbërritjes në spital e ka shpjeguar mjeku i urgjencës në Vlorë Detjon Pashaj, i cili ishte mjek roje. Ai tha për mediat se pacienti erdhi pa shenja jete.

Sipas mjekut, nuk ka informacion nëse 42-vjeçari vuante nga sëmundje të tjera, pasi ai shpjegon se është e pamundur të diagnostikohen sëmundjet kur trupi mbërrin i pajetë në spital.

“Kam qenë unë mjek roje. Fatkeqësisht, pacienti erdhi pa shenja jete, pa puls. Në momentin që pacienti vjen pa shenja jete, është e pamundur të bëhet një diagnozë. Nuk kemi informacion për sëmundje të tjera që mund të ketë pasur. Prandaj, theksoj se të gjitha grupmoshat duhet të diagnostikohen, qoftë edhe me një vizitë te mjeku i familjes, apo një konsultë te kardiologu”,- u shpreh mjeku.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Novoselë, pasi Besforti ishte kthyer nga Gjermania, ku jetonte prej vitesh, për të vizituar familjarët e tij për festat e fundvitit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB