Aktualitet

“Plumbi i artë”/ Hoxha: Vrasjen e Kilos e porositi Alibej, kishte marrëdhënie me gruan e tij. Qoli: Do vras veten!

Xhuljano Hoxha ka thënë sot në sencë se është Erjon Alibej, ai që ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës, dhe jo Suel Çela.

k.m.
“Plumbi i artë”/ Hoxha: Vrasjen e Kilos e porositi Alibej,
Erjon Alibej

TIRANË- Vazhdon gjyqi për dosjen "Plumbi i artë" në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Edhe në seancën e sotme nuk kanë munguar përplasjet dhe replikat mes të pandehurve të vendosur në bankën e të akuzuarve. Xhuljano Hoxha ka thënë sot në sencë se është Erjon Alibej, ai që ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës, dhe jo Suel Çela. Kjo pasi sipas tij, bashkëshortja e Alibejt kishte një marrëdhënie intime me Kilën. Ndërkohë Alibej ka thënë se mediat duhet të presin edhe pak pasi të Nuredin Dumani të mbarojë dëshminë e tij, e më pas ai do të tregojë gjithçka.

Ndërsa Petrit Qoli kërkon lirinë, duke paralajmëruar se është në gjendje të keqe emocionale.

DËSHMITË NË SEANCË: 

Xhuljan Hoxha: Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës. Ai më ka tregu se si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela.  Motivi ishte sepse Olt Kila kishte marrdhënie intime me bashkëshorten e Erjon Alibejt.

Erjon Alibej: Nuk më duket etike që të dalë në media ky detaj. Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërtetë dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona.

Xhuljan Hoxha: Pse të dogji ty Erion? Unë kam marrë burgim të përjetshëm për fjalët e tua. Kam shumë unë për të thënë për ty.

Petrit Qoli: Kam frikë se do vdes, kam një gjendër në trup. Kam 3 vjet në burg, pa parë mbesat e mia. Unë jam marrëzisht i dashuruar me gruan time, nuk e kam takuar. Do vras veten. Jam shumë keq, kam pirë dy qetësues nuk më kanë bërë punë. Po shkelni ligjin me këmbë të gjithë. Unë se dua më jetën, por si besimtar që jam, nuk më lejohet të vras veten, ai më shkatërroi unë po bëj 3 vite burg. Unë do vras veten Behar Dibra. Për të shpëtuar Nuredin po shkelni ligjin me të 4 këmbët, më falni për intonacionin por unë jam duke ik nga trutë.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin duke i thënë SPAK kodet e PIN-eve që kishte në aplikacionin "SkyECC": 'Totorina", "Covid 19" dhe "Alcatraz". Po ashtu, paralajmëroi edhe krime të tjera që do të zbardhen me "Matrix", aplikacionin më të ri që është dekriptuar nga Europol.

Gjatë 3 viteve që ka statusin e të penduarit të drejtësisë, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen 'Plumbi i Artë' përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB