
HAS- Rinisin kërkimet për 27-vjeçarin e zhdukur, Ajet Lleshi! Kërkimet kanë riniszur në orët e para të mëngjesit, teksa në operacion janë angazhuar Policia, Emergjencat Civile, Ushtria,ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës si edhe banorë të zonës në Kishaj të Hasit. Prefekti i Kukësit, Dritan Baji, lajmëron se kërkimet po zhvillohen në Bjeshkët e Domajëve përballë Malit të Pashtrikut, ku sipas familjarëve 27-vjeçari shkoi për të prerë dru.
Për kërkimin e të riu është vënë në dispozicion edhe një helikopter ndërsa zonat po vëzhgohet edhe nga disa dronë të ekipit të Shërbimit të Kërkim –Shpëtimit Malor të Kosovës. Një ditë më parë prefekti i Kukësit përgenjeshtroi lajmet se i riu është gjetur i pajetë.
Një afërm i Lleshit, Dylber Geca përgënjeshtroi lajmet se ai ka ndërruar jetë, duke u shprehur se kërkimet ende po vazhdojnë.
“Sa jemi kthyer nga mali. Unë desha të përgënjeshtroj gjithë gazetarët, edhe ato media që shkruan dje se është gjetur Ajet Lleshi. Ai nuk është gjetur, akoma po kërkojmë. Falënderojmë gjithë banorët e bashkisë së Hasit, veçanërisht fshatin Kisha. Riza Lleshi, babai i tij, nuk ka humbur, por është në mal duke kërkuar djalin e vet”, tha Geca.
Familjarët kanë thënë se ai është larguar nga banesa më 6 prill, për të prerë dru në pyll, por nuk u kthye më. Në mesditë, rreth orës 12:00, ai ka folur me të atin duke e lajmëruar se ka thyer këmbëN.
“Kam thyer këmbën”, ka konfirmuar i ati se i ka thënë i biri. Më tej, Riza Lleshi, e ka pyetur nëse kishte bukë me vete, dhe Ajeti është përgjigjur se ka. Por, ata humbën kontaktin me të në mesnatë, pasi telefoni i tij ka dalë i fikur.
Ajet Lleshi humbi kontaktet me familjen më 6 prill, pasi kishte dalë për të mbledhur dru. I riu ka kaluar natën në mal, ku rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë, familjarët edhe pse ishte kohë e keqe u ngjitën në mal për ta gjetur por nuk arritën ta pikasnin.
Babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij dolën në mal për ta kërkuar duke u ndarë në drejtime të ndryshme, por nuk mundën që ta gjenin të riun e zhdukur. Mirëpo, gjatë kërkimeve, humbi edhe i ati i 27-vjeçarit.
Riza Lleshi u gjet pasditën e djeshme, pas disa orësh kërkime në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike. Ndërsa, kërkimet për të birin ende vazhdojnë./ZËRI