Aktualitet

DINAMIKA e vrasjes së Vladimir Topjanës! Dyshohet për konflikt pronësie, gjendet arma e krimit, ishte e vjedhur

Në automjetin e autorit është gjetur arma e krimit tip Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena). 

F.I
DINAMIKA e vrasjes së Vladimir Topjanës! Dyshohet për konflikt
Vladimir Topjana

ITALI-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit në Itali, ku Vladimir Topjana u qëllua pë vdekje me tre plumba nga bashkëatdhetari i tij Rogert Shota. Mediat e huaja raportojnë se shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt pronësie. 

Në automjetin e autorit është gjetur arma e krimit tip Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Bagnocavallo (Ravena). Në pranga është vendosur autori 34-vjeçari Rogert Shota dhe babi i tij, Pren Shota. Dy autorët e dyshuar kishin njohje personale me viktimën. 

Si ndodhi ngjarja 

43-vjeçari Vladimir Topjana kishte dalë me djalin 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus dhe teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë tip “Audi” , nga i cili zbriti Rogert Shota me të atin, Pren. Me ta ishte dhe një person tjetër. Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi tre herë në kokë Vladimir Topjanën.

Disa ditë para se të ndodhte ngjarja, Vladimir Topjana kishte qenë në Fushë Arrëz, dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë, atje ku edhe punonte. Hetimet vijojnë dhe një tjetër pistë është edhe një konflikt i viktimës, ndodhur në vitin 2018./ZËRI

Poll

MOS HUMB