
TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme u mbajt sot seanca e radhës për shpifje mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes demokrate Albana Vokshi, lidhur me padinë e ngritur për shpifje, ndaj deputetes. Në 3 korrik paraqiten konkluzionet përfundimtare. Sot, SPAK paraqiti një dokument që provonte se kallëzimi i Vokshit në 2020 për koncesionin Check Up, është regjistruar dhe po hetohet prej 5 vitesh.
Vokshi, e cila ka qenë dhe kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për dosjen e “Sterilizimit” është paditur për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria “3P Life Logistic”. Nushi akuzon Vokshin për “shpifje”, lidhur me deklaratat që ajo ka bërë në Komisionin e ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas pretendimeve, kompania pretendon se për 10 vite vlera e projektit për "Sterilizimin" është 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç ka pretenduar Vokshi./ZËRI