Aktualitet

VD-Turizëm me jorganë në monumentet e kulturës në Durrës!

Në kangjellat e monumentit, i cili daton në shekullin e V të erës sonë, ishin varur katër jorganë me ngjyra dhe përmasa të ndryshme.

F.I
VD-Turizëm me jorganë në monumentet e kulturës në
PAMJE NGA NGJARJA

DURRËS-Sezoni turistik ka filluar dhe pushuesit e huaj teksa zgjedhin të vizitojnë monumentet e trashëgimisë kulturore, kanë mundësinë të njiheshin nga afër me disa elemente të kulturës tradicionale shqiptare. Në një rast të fundit nga qytetit bregdetar i Durrësit, turistët e shumtë që vizituan paraditen e kësaj të mërkure Forumin Bizantin në Durrës, u ndeshën edhe me një 'aksesor' shtesë.

Në kangjellat e monumentit, i cili daton në shekullin e V të erës sonë, ishin varur katër jorganë me ngjyra dhe përmasa të ndryshme.

 

Nuk dihet nga kush, apo për çfarë arsye janë vendosur këta aksesorë, të cilët përdoren gjerësisht në familjet shqiptare gjatë stinës së dimrit.

 

Poll

MOS HUMB