Aktualitet

Gjyqi për 'Partizanin'/ Berisha mungon, Malltezi: Nuk i thashë! Prokurori: S'është bërë njoftimi sipas ligjit

Gjyzari u shpreh se njoftimi për seancën gjyqësore i është dërguar Berishës vetëm ditën e premte dhe është firmosur nga Jamarbër Malltezi

F.I
Gjyqi për 'Partizanin'/ Berisha mungon, Malltezi: Nuk i
Jamarbër Malltezi

TIRANË-Sot do të mbahej seanca e parë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për aferën “Partizani”, pasi u morën të pandehur. 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Klodiana Gjyzari. Gjyzari u shpreh se njoftimi për seancën gjyqësore i është dërguar Berishës vetëm ditën e premte dhe është firmosur nga Jamarbër Malltezi. Ndërkohë edhe ky i fundit ka deklaruar në seancë se nuk e ka njoftuar Berishën për gjyqin.

Prokurori Arben Kraja kërkoi shtyrjen e seancës pasi nuk është bërë njoftimi sipas ligjit për Berishën. Në senacë mungonin edhe të pandehurit Andia Pustina dhe Fatmir Bektashi. Dosja kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës do të zhvillohet më 21 korrik./ZËRI

Poll

MOS HUMB