
TIRANË-Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Mësohet se dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri. Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.
Në lidhje em kërkesën e Ullririt, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj u shpreh se ajo sot ka drejtuar seancën dhe shton se këto janë muhabete korridoresh.
"Ajo ishte në seancë. Për sa kohë që një gjyqtare bën muhabete në korridore dhe vjen drejton seancën janë historira të tejkaluara. Unë se di këtë fakt, ajo sot ka drejtuar seancën gjyqësore. 10 ditë përpara që është bërë kjo kërkesë, nuk duhej lënë të vinte dita e gjykimit dhe do ishte marrë një vendim. Duhet të ishte marrë.”, tha ai.
Lidhur me kërkesën e Elsa Ullirit, gjyqtares kryesuese për t'u tërhequr nga gjykimi i dosjes Partizani, GJKKO do të informojë në seancën që do të zhvillohet më 21 korrik./ZËRI