Aktualitet

Gjykata e Lartë vulos dy burgime të përjetshme për "Grupin e zjarrit" në Lazarat, ulet dënimi për Alban Alikon dhe Erjon Kasmën

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Albion Alikon dhe Bajram Boçin, të cilët janë dënuar për vrasjen e efektivit të Polcisë, Ibrahim Basha.

k.m.
Gjykata e Lartë vulos dy burgime të përjetshme për
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Lartë ka konfirmuar përfundimisht dënimet për anëtarët e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit” në Lazarat. Në vendimin përfundimtar, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Albion Alikon dhe Bajram Boçin, të cilët janë dënuar për vrasjen e efektivit të Polcisë, Ibrahim Basha. Por, dënimet për dy të pandehur të tjerë, Alban Aliko dhe Elson Kasmi, janë reduktuar nga 20 dhe 18 vite burg, në nga 12 vite burg secili.

VENDIMI I GYKATËS SË LARTË

1-Albion Aliko - burgim i përjetshëm

2- Bajram Boci – burgim i përjetshëm

3- Alban Aliko -12 vite burg

4-Elvis Boci -35 vite burg

5-Elson Kasma -12 vite burg

6-Xhulio Malo -10 vjet burg

7-Klodian Selimi -13 vjet burg

8-Oltion Proko -9 vite burg

9-Dervish Gaba -15 vite burg

10-Luan Hija -15 vite burg

11-Iljaz Xhaferri -15 vite burg

Si ndodhi ngjarja?

Në orët e para të mëngjesit të 24 qershorit të 2015-ës, forcat e policisë së bashku me forcat speciale RENEA dhe FNSH, zbarkuan në Lazarat pasi kishin marrë informacion për një situatë problematike, ku kishte pasur edhe të shtëna armësh. Pas kontrolleve ata arrestuan shtetasin Xhulio Malo, i cili po qarkullonte me makinë pra qendrës së fshatit. Në makinë u gjetën municione të shumta dhe lëndë narkotike.

Forcat speciale, njoftuan kolegët e tyre që të shoqëronin Malon. Në momentin që furgoni po afrohej për të bërë shoqërimin e Malos, u qëllua ndaj tij me armë zjarri nga një distancë prej rreth 200 metrash. Si pasojë e të shtënave, mbeti i vrarë efektivi i policisë, Ibrahim Basha, ndërsa u plagosën efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Asokohe, Policia e Shtetit kishte nisur një aksion për spastrimin e grupeve kriminale të drogës në Lazarat dhe shkatërrimin e parcelave me kanabis.

Dënimet

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan 11 persona, mes të cilëve edhe vëllezërit Albion dhe Albano Aliko. Ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në mars të 2018-ës, dënoi me burgim të përjetshëm Albion Alikon dhe Bajram Boçin. Ndërsa 9 anëtarët e tjerë u dënuan me 150 vite burg në total. POr vendimi i Shkallës së Parë të ish-Krimeve të Rënda u ndryshua sot në Gjykatën e Lartë./ZËRI

Poll

MOS HUMB