Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare, më 11 maj votojnë 3 mijë të burgosur

Deri më tani, Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka miratuar rregullat për të burgosurit

I.F
Zgjedhjet parlamentare, më 11 maj votojnë 3 mijë të burgosur
Foto ilustruese

TIRANË- Më 11 maj do të mabhen zgjedjet parlamentare në vend. Në burgjet por edhe në paraburgimet e vendit do të happen qendrat e votimit. Sipas "Report TV", të drejtën për të votuar e kanë 3036 persona, por mund të votojnë vetëm ata që kanë karta identiteti. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tha se po vijon puna në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) për të garantuar pajisjen me dokumente identifikuese të vlefshme.

Sipas ligjit, jo të gjithë personat kanë të drejtë të votojnë. Ata që janë në burg për disa vepra të rënda, si: gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, vrasjet, torturat, marrëdhëniet seksuale me të mitur ose me dhunë, rrëmbimet, apo krimet zgjedhore nuk kanë të drejtë vote.

Deri më tani, Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka miratuar rregullat për të burgosurit, pasi Partia Demokratike ka kërkuar që të votojnë ata që e kanë gjendjen civile brenda atij qarku ku ndodhet burgu.

Po ashtu, nëse zgjedhin të votojnë, edhe politikanët do të shprehin vullnetin e tyre nga burgjet. Ervin Salianji nga burgu i Fierit, Erion Veliaj, Aldi Bllako, Jurgis Cyrbja dhe Ilir Beqaj nga burgu i Durrësit dhe Ilir Meta nga burgu 313 në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB