Aktualitet

Qëndronte ilegalisht në Londër, postimet në “Tik Tok” nxjerrin zbuluar bosin shqiptar të trafikut të emigrantëve

Dauti u arrestua në vitin 2018 dhe u ekstradua në Belgjikë në 2019, pasi ishte dënuar me 10 vite burg në mungesë për drejtim të grupit kriminal.

I.F
Qëndronte ilegalisht në Londër, postimet në “Tik
Alket Dauti

LONDËR- Një 36-vjeçar shqiptar, i cili ka qenë i arrestuar në Britaninë e Madhe dhe dënuar me burg në Belgjikë për trafik njerëzish është rikthyer sërish në Londër. Bëhet fjalë për Alket Dautin, i cili ishte kreu i një grupi kriminal që transportonin ilegalisht shqiptarët në Britaninë e Madhe nga Belgjika. Sipas “Daily Mail”, Dauti u arrestua në vitin 2018 dhe u ekstradua në Belgjikë në 2019, pasi ishte dënuar me 10 vite burg në mungesë për drejtim të grupit kriminal.

Në seancën e tij u zbulua se Dauti, mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2009, dhe qëndronte atje me një vizë, por që i skadoi në vitin 2018. Për shkak të veprës penale atij iu ndalua sërish hyrja në Mbretërinë e Bashkuar. skaduar në vitin 2018. 36-vjeçari kreu vetëm 5 vite të dënimit në Belgjikë dhe u rikthye sërish në Britaninë e Madhe.

Sipas postimeve në mediat sociale, tashmë të fshira, Dauti postonte video nga e njëjta adresë ku ka banuar më parë.

Të pyetur nga Daily Mail, zyrtarët e Home Office thanë se nuk kishin të dhëna për hyrjen e Dautit në vend. Media u përpoq të fliste Dautin në shtëpinë e tij në Pengë, por askush nuk iu përgjigj derës. Por, ata mundën të kontaktonin me të përmes rrjetit social “Facebook”. Dauti tha se ai jeton në Mbretërinë e Bashkuar 'legalisht' që nga qershori i vitit të kaluar. Ai shtoi se fluturoi në aeroportin e Lutonit direkt nga Shqipëria.

I pyetur se si ka arritur të kthehet, Dauti tha se “Unë jam me letra... Çfarë do të thotë nuk më lejojnë të kthehem? Unë nuk kam bërë asnjë krim në Mbretërinë e Bashkuar”. Kur iu tha se Home Office nuk kishte të dhëna për kthimin e tij në Britani, ai na paralajmëroi që të mos shkonim përsëri nëpër shtëpinë e tij. Dauti u arrestua me kushërinjtë e tij Kujdesi Dauti, 41 vjeç dhe Sabah Zaka, 40 vjeç, në vitin 2018. Kujdesi Dauti dhe Zaka u dënuan me tetë vjet burg në Belgjikë në mungesë, por ndodhen në MB për të luftuar ekstradimin.

Banda transportoi emigrantët për 13,000 £ për një vend në pjesën e përparme të një kamioni dhe 8,000 £ në pjesën e pasme./ZËRI

Poll

MOS HUMB