Aktualitet

Gjykata e Lartë dhe e Posaçme rrëzojnë kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit, 25 pasuritë sërish të 'ngrira'

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e 16 janarit, ndëra po të njëjtin vendim ka marrë dhe ajo e Posaçme, e cila rrëzoi kërkesën për sekuestrot e pasurive të Jamarbër Malltezit.

zh.ll
Gjykata e Lartë dhe e Posaçme rrëzojnë kërkesën
jamarber dhe argita malltezi

TIRANË- Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Posaçme kanë rrëzuar kërkesën e Argita Malltezit dhe Jamarbër Malltezit për sekuestron e pasurive. Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e 16 janarit, ndëra po të njëjtin vendim ka marrë dhe ajo e Posaçme, e cila rrëzoi kërkesën për sekuestrot e pasurive të Jamarbër Malltezit.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat pas vendimit, Malltezi është shprehur se pas këtyre vendimeve, shpresat janë vetëm te gjykata e Strasburgut.

“Kemi gjyqtarë dhe prokurorë ‘lepe peqe’. Nuk po respektohet ligji, ka kaluar çdo afat. Mbasi t’i drejtohemi Kushtetueses për vendimin tjetër qe dha Gykata e Lartë, shpresat i kemi vetëm te gjykata e Strasburgut”, ka thënë Malltezi.

Bëhet fjalë për 25 pasuri të sekuestruara nga SPAK para dy vitesh, nga të cilat, 16 apartamente, vilë, truall, disa llogari bankare dhe kuotat e tij në disa shoqëri tregtare.

Pas arrestimit të Malltezit, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi këto pasuri në masën e sekuestros. Në vitin 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me kërkesë të SPAK, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.

Përveç apartamenteve dhe një vile, janë sekuestruar ndër të tjera dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve./ZËRI

Poll

MOS HUMB