TIRANË-Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 vite burg secilin Florenc Çapjan, Alket Xhixhën dhe Elvin Merlika, dënim i cili zbret ne 4 vite për shkak të gjykimit me procedurë të shkurtuar. Xhixha dhe Merlika akuzohen për sigurim të kushteve për eliminimin e Indrit Dokles, ndërsa Çapja për sigurim të kushteve dhe mjeteve për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.
Gjykata vendosi që dënimi të vuhet në një institucion të sigurisë së lartë dhe të llogaritet nga data e arrestimit të secilit prej të dënuarve.
Elvin Merlika është i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Indrit Dokles. Emri i Elvin Merlikës doli në dosjen 'Plumbi i Artë', teksa i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer se ai së bashku me Alket Xhixhën e kanë takuar në Kosovë duke i propozuar atij vrasjen e Indrit Dokles. Xhixha sipas të penduarit të drejtësisë, mundësoi takimin e Nuredin Dumanit me Ervis Martinajn. Vrasja e Dokles u kërkua nga Ervis Martinaj, i cili i ofroi 500 mijë euro Dumanit për vrasjen e ish-anëtarot të bandës së Durrësit.
NJOFTIMI:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Florenc Çapia, Elvin Merlika dhe Alket Xhixha”. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Kujtim Vraniçi, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani, me vendimin nr. 44, datë 02.06.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës S.S, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Çapia, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Florenc Çapia dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim.
4. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Florenc Çapia i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim.
5. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Florenc Capia do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvin Merlika, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës I.D, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvin Merlika, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim. 8. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Elvin Merlika dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim.
9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Elvin Merlika i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim.
10. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Elvin Merlika do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Xhixha, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, në dëm të shtetasit/viktimës I.D, parashikuar nga neni 80, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Xhixha, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
13. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Alket Xhixha dënohet me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vite burgim.
14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Alket Xhixha i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vite burgim.
15. Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Alket Xhixha do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
16. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës (në mënyrë proporcionale), si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.
17. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al Tiranë, më datë 02.06.2026 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.