vendngjarje
VLORË- Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në breg të detit në 'Lungomare', në Vlorë. Identiteti i viktimës është Shezai Hoxha, rreth 87 vjeç, i cili vuante nga skleroza.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se viktima është parë nga disa qytetarë teksa ishte futur në det, ku edhe ka ndërruar jetë. Më pas është njoftuar policia, e cila ka ndërhyrë për të nxjerrë trupin e pajetë në breg të detit.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 07:00, në zonën e Lungomares, dyshohet se është mbytur në det shtetasi Sh. H., 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI
Poll