Aktualitet

VD-Fshehu pistoletën me 130 fishekë afër banesës, arrestohet 14-vjeçari, i ati: E gjeti me shokë

Sipas babait të 14-vjeçarit, pistoleta nuk është e djalit, por ky i fundit i ka thënë se e ka gjetur në një banesë të pabanuar, pak metra nga shkolla ku dhe e kanë marrë për të bërë video.

F.I
VD-Fshehu pistoletën me 130 fishekë afër banesës, arrestohet
PAMJE NGA ARRESTIMI

VLORË- Një 14 vjeçar në Vlorë është arrestuar për armëmbajtje pa leje. I mituri e kishte fshehur armën pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë në një motor pranë një banese. Ndërkohë babai i të miturit 14-vjeçar që u arrestua nga Policia për posedim të një arme, ka dhënë versionin e tij se si qëndron e vërteta e kësaj historie.

I ati i Valentinit, nxënësit të shkollës ‘Rilindja’ në Vlorë, thotë se ka qenë vetë ai që i ka treguar drejtoreshës, mësueses kujdestare dhe psikologes, për një video në rrjetet sociale të djalit të tij me 3 shokë të tjerë, që kishin bërë në mal.  Sipas babait të 14-vjeçarit, pistoleta nuk është e djalit, por ky i fundit i ka thënë se e ka gjetur në një banesë të pabanuar, pak metra nga shkolla ku dhe e kanë marrë për të bërë video.

Deklarata e babit të 14-vjeçarit: Jam babi i Valentinit, marr shkas nga një video në rrjetet sociale dhe ishte informacion se ka shkuar në shkollë me pistoletë. Lajm i rremë, sepse informacionin policisë, ia kam dhënë unë. Djali im kishte bërë foto e video në mal me disa shokë dhe u shqetësova. Kishin një problem tjetër në shkollë, që qarkullonte një lojë në tiktok. Isha në një mbledhje me drejtoreshën, mësuesen dhe piskologen. Shpreha këtë shqetësim dhe u thashë për videon që më kishte treguar djali. U takuam me punonjësit e shkollës ‘Rilindja’, erdhën në polici me tel e djalit, panë video që s’ishte lodër dhe pastaj ndoqëm rastin. Pistoletën e kanë gjetur në një objejkt të pabanuar dhe jo në shtëpinë time. E kanë gjetur djemtë aty dhe më vonë e kishin fshehur. Arma është gjetur në një ambient të pabanuar dhe kishin gjetur e 3 karikatorë dhe mendohet se mund të ketë dhe municione të tjera. Djali më thotë se ishte lodër dhe thotë se e ka gjetur në një objekt të pabanuar, shokët e tjerë s’janë shoqëruar.


Fjala e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Elidon Çela:

Dua tju bëj me dije, gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe pjestarë të stafeve pedagogjike të qarkut Vlorë kanë kontaktuar Policinë, duke ndarë shqetësime dhe informacione mbi aktivitetet dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, kryesisht të moshave 12 deri në 18 vjeç. Këto informacione kanë qenë të vlefshme dhe kanë ndihmuar në orientimin e veprimeve tona parandaluese. Një shembull konkret është rasti i një 14-vjeçari, ku, falë informacionit të siguruar dhe punës profesionale nga Policia e Vlorës, ditën e djeshme është bërë e mundur që, nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikolog, prind dhe punonjës social, të gjendej e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë, të cilat I kishte fshehur ky 14-vjeçar. Nga ana jonë vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Një shok i ngushtë i 14-vjeçarit të arrestuar ka sqaruar se ai nuk e mbante armën në shkollë, por vetëm gjatë xhirove jashtë, dhe se sapo morën vesh për arrestimin, ishin të gjithë të tronditur./ZËRI

Poll

MOS HUMB